Bota

Zbardhen detajet e marrëzisë së Putinit, po nxjerr nga burgjet vrasës dhe ish-spiunë të dënuar për të luftuar në Ukrainë

Zbardhen detaje të tjera nga plani ogurzi i Putinit, për të nxjerrë të burgosurit nga qelitë, me qëllim që të luftojnë në Ukrainë.

Sipas “Daily Mail”, ai po rekruton vrasës të dënuar dhe ish-spiunë ushtarakë të burgosur për luftën në Ukrainë, ndërsa Rusia mundohet të rrisë rekrutimet e burgjeve në një përpjekje të dëshpëruar për të forcuar forcat e vijës së parë, midis të rekrutuarve janë ish-agjentë të inteligjencës ushtarake të burgosur dhe ish-anëtarë të forcave speciale me eksperiencë në shërbime të mëparshme ushtarak.

Pavarësisht se pak ditë më parë u njoftua se Rusia po rekrutonte vetëm të burgosurit që nuk ishin akuzuar për vrasje ose krime të rënda pasi u refuzuan nga ushtria ruse, tani si duket gjërat kanë ndryshuar pasi ka raportime se tani edhe vrasësit po rekrutohen, tek sa Putini kërkon më shumë ushtarë në vijën e parë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Në disa burgje, qindra të burgosur thuhet se janë gati të regjistrohen me premtimin se do t’u jepet një amnisti.

Megjithatë, nxitja e rekrutimit shihet si një shenjë se Putinit i mungojnë trupat për vijën e frontit, pavarësisht se ka një ushtri prej një milioni ushtarësh.

Të dënuarit zgjidhen, më pas ju jepen dy javë trajnim përpara se të fluturojnë në zonën e luftës dhe vendosen në ‘grupe sulmi’ në vijën e parë nga ushtria private Wagnere cila punon ngushtë me ministrinë ruse të mbrojtjes.

Disa u zgjodhën nga shefat e kolonive penale, ata u morën nga puna në kampin e burgut, kundër dëshirës së tyre dhe u ftuan për të biseduar, bëhet fjalë ish-pjesëmarrës të luftës, ose ata me grada mjaft të larta ushtarake”, tha një burim për kanalin opozitar rus SOTA.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ndërkohë një i afërm i një të burgosuri u shpreh se: “Ata po shkojnë me dëshirën e tyre për të pasur një amnisti dhe për të jetuar normalisht pasi të kthehen, për hir të familjeve dhe fëmijëve të tyre”.

Të paktën një vrasës i dënuar dihet se është dërguar në rajonin e Donbasit për të luftuar, me premtimin se dënimi i tyre do të anulohet pas gjashtë muajsh nëse luftojnë.

Kujtojmë se të burgosurve u është premtuar diku tek 2,700 paund për të luftuar në luftë, ose 64,000 £ do ju dërgohen të afërmve të tyre nëse vriten. Gjithashtu shërbimi i sigurisë FSB – dikur i drejtuar nga Putin, thuhet se është përfshirë në skemë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *