Bota

A po kërkon Rusia të rimarrë Alaskën? Në qytetin rus shkruhet “Alaska është e jona”

Vyacheslav Volodin, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, sugjeroi se Moska mund të rimarrë shtetin amerikan të Alaskës në mes të retorikës së përshkallëzuar midis dy vendeve për luftën në Ukrainë.

Ndihmësi shumëvjeçar i presidentit rus Vladimir Putin paralajmëroi të mërkurën se Washingtoni duhet të kujtojë se Alaska ishte dikur pjesë e Rusisë kur ngrin asetet ruse, siç ka bërë si pjesë e një pakete sanksionesh që synojnë ndëshkimin e Kremlinit për pushtimin, raportojnë mediet e huaja.

Rusia kolonizoi Alaskën dhe krijoi disa vendbanime atje derisa SHBA-ja e bleu atë nga Rusia në vitin 1867, për 7.2 milionë dollarë.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Kur ata përpiqen të përvetësojnë pasuritë tona jashtë vendit, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se ne gjithashtu kemi diçka për të kërkuar mbrapsht”, tha Volodin gjatë një takimi me deputetët rusë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy, dhe duket se tallet me këtë ide.

“Për politikanët rus që besojnë se mund ta rimarrin Alaskën: Paqit fat”, ka shkruar në Twitter, republikani Dunleavy.

Megjithatë, ka mundësi që presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar.

Në vitin 2014, gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve të tij vjetore me qytetarët rusë, Putin u pyet për rimarrjen e territorit. Pyetësja Faina Ivanovna i tha atij se ishte diçka që rusët “do të ishin shumë të lumtur ta shihnin të ndodhte”, sipas Newsweek.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

“Pse ju duhet Alaska?” Putin u përgjigj, sipas Washington Post. “Meqë ra fjala, Alaska u shit diku në shekullin e 19-të. Luiziana iu shit Shteteve të Bashkuara nga francezët pothuajse në të njëjtën kohë. Mijëra kilometra katrorë u shitën për 7.2 milionë dollarë, edhe pse në ar”. Ai e quajti blerjen “të lirë” dhe tha se njerëzit “nuk duhet të ‘shqetësohen’ për”, Alaskën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *