Bota

Rusët largojnë trupat rezerviste nga Ukraina, zbulohet arsyeja dhe plani i Putinit

Rusia është duke tërhequr forcat rezervë nga i gjithë territori ukrainas. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja. Ata zbulojnë më tej se Putini e ka ndërmarrë këtë hap, pasi këto forca kanë armatime të vjetërsuara.

Kujtojmë sakaq, që forcat ruse janë duke zhvilluar sulme të ashpra në rajonin lindor të Ukrainës.

Serhyi Haidai, guvernatori i Luhanskut, u bëri thirrje njerëzve në zonat e pushtuara nga Rusia në jug që të evakuohen “me të gjitha mjetet e mundshme”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ai tha se Rusia kishte nisur mbi 20 sulme artilerie, mortajash dhe raketash në provincë gjatë natës dhe forcat e saj po bënin presion drejt kufirit me Donetskun fqinj.

“Ne po përpiqemi të frenojmë formacionet e armatosura të rusëve përgjatë gjithë vijës së frontit”, shkroi Haidai në Telegram.

Javën e kaluar, Rusia pushtoi bastionin e fundit të madh të rezistencës ukrainase në Luhansk, qytetin e Lysychansk.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Analistët parashikuan se trupat e Moskës ka të ngjarë të marrin kohë për t’u riarmatosur dhe rigrupuar.

Por “deri më tani, nuk ka pasur asnjë pauzë operacionale të shpallur nga armiku,” tha zoti Haidai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *