Bota

Gjermania nuk heq dorë nga bombat atomike

Prej pesë vjetësh është në fuqi një traktat i OKB-së, i cili ndalon armët bërthamore.

Gjermania nuk e ka ratifikuar atë dhe për shkak të luftës në Ukrainë nuk do të heqë dorë as tani nga bombat atomike.

Gjermania nuk e ka ratifikuar atë traktat. Dhe për shkak të luftës në Ukrainë tani shumica e qytetarëve janë pro vazhdimit të qëndrimit të avionëve Tornado dhe të bombave bërthamore amerikane në vend.

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës realizimi i qëllimit të sanksionuar në marrëveshjen e koalicionit të partive qeverisëse për një Gjermani pa armë bërthamore – është shtyrë për një të ardhme të largët.

Gjermani: Miliarda euro për armatimin

Gjermania po shpenzon miliarda euro për armatimin dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e programit të NATO-s për armët bërthamore.

Edhe sipas një sondazhi të fundit shumica e gjermanëve janë pro vazhdimit të depozitimit të bombave bërthamore amerikane të tipit B61 në në bazën e Forcave Ajrore në Büchel.

Aktualisht kjo bazë po rikonstruktohet. Pista po rinovohet dhe së shpejti do të ngrihen edhe hangarë të rinj që nevojiten për avionët e tipit F-35, me të cilin skuadriljet e pilotëve gjermanë do të jenë në të ardhmen në gatishmëri për të hedhur bombat atomike amerikane.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Para pesë vjetësh 122 vende miratuan më 7 korrik 2017 traktatin për ndalimin e armëve bërthamore. Tashmë atë e kanë ratifikuar 66 vende. Dhe aktivistët e paqes duan që edhe Gjermania ta nënshkruajë traktatin për ndalimin e armëve bërthamore.

Protesta me lule letre

Rreth dymbëdhjetë aktivistë janë mbledhur përpara bazës së Forcave Ajrore në Büchel për të protestuar kundër armëve bërthamore. Ata mbajnë në duar lule letre dhe krilla – simbole të lëvizjes kundër luftës atomike. Dikur protestuesit kanë qenë më të shumtë dhe janë ngjitur madje edhe tek gardhi rrethues i bazës ushtarake. Po sot numri i tyre duket se ka rënë.
Një nga protestuesit është 32-vjeçari Johannes Oehler “Nëse armët bërthamore vazhdojnë të ekzistojnë, ato përfundimisht do të përdoren”, thotë Oehler. “Prandaj ne duhet të parandalojmë që këto armë të përdoren përsëri..”

Jo të gjithë kanë frikë nga lufta bërthamore

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Në “Happy Döner” në qendër të qytetit Büchel presin në radhë shumë njerëz. Disa syresh me uniformë ushtarake, të tjerë janë me veshje civile. Shumica e tyre i përkasin skuadronit të Sigurisë së Forcave Ajrore, e cila ka për detyrë të mbrojë bazën aty pranë nga sulmuesit. Ushtarët e bazës ajrore nuk i sigurojnë mbijetesën vetëm pronarit të Happy Döner.

Baza ushtarake ofron mundësi punësimi për njerëzit këtu dhe të gjithë jemi të lumtur për këtë, thotë 65-vjeçari Werner Gevenich, i cili gjithashtu po pret në radhë për një qebap dhe një picë. “Armët atomike nuk na shqetësojnë, ne jetojmë me to prej shumë vitesh”.

Werner Gevenich punonte dikur në zyrën e postës, tani është në pension. Ai merr në dorë qesen plastike me drekën për veten dhe të shoqen. Pyetjes se a nuk ka frikë se Büchel mund të bëhet objektivi i parë i një sulmi në rast lufte ai i përgjigjet i shpenguar “Nëse bëhet lufta bërthamore, ajo do të na përfshijë të gjithëve dhe nuk ka rëndësi nëse jetojmë pranë bazës ajrore apo diku më larg.”/DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *