Ushtarët ukrainas fillojnë stërvitjen në Britaninë e Madhe
Grupi i parë me deri në 10.000 ushtarë ukrainas kanë mbërritur në Britaninë e Madhe ku do të fillojnë stërvitjet.
Sipas Press Association ushtarët ukrainas janë takuar dhe me sekretarin britanik të mbrojtjes Ben Wallace.
Wallace është shprehur:
“Ky program i ri ambicioz trajnimi është faza tjetër në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura të Ukrainës në luftën e tyre kundër agresionit rus. Duke përdorur ekspertizën e klasit botëror të Ushtrisë Britanike, ne do të ndihmojmë Ukrainën të rindërtojë forcat e saj dhe të rrisë rezistencën ndërsa mbrojnë sovranitetin e vendit të tyre.”
Trajnimi do t’u japë rekrutëve vullnetarë me pak ose aspak përvojë ushtarake aftësitë për të qenë efektivë në luftimet e vijës së parë.
Bazuar në trajnimin bazë të ushtarëve në Mbretërinë e Bashkuar, kursi mbulon trajtimin e armëve, ndihmën e parë në fushën e betejës, mjetet në terren, taktikat e patrullimit dhe ligjin e konfliktit të armatosur.
Rruga Press