Lajme

Kuvendi i Kosovës merr statusin e anëtarit të asocuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (APF) me votim njëzëri ka konfirmuar vendimin për avancim të statusit të Kuvendit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar i asocuar. Vendimi u mor gjatë Sesionit të 47-të APF-së mbajtur dje në Kigali, Ruanda.

Pas këtij vendimi, Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit në APF, përveç pjesëmarrjes dhe të drejtës së fjalës do të gëzojë edhe të drejtë vote në miratimin e dokumenteve të kësaj Asambleje, sikur edhe anëtarët e tjerë, si dhe një varg të drejtash të tjera të rezervuara për anëtarë të asocuar, ka njoftuar të shtunën Drejtoria për Media e Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

“Ngritja e statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e projekteve të reja të bashkëpunimit me institucionet, partnerët, vendet, parlamentet dhe qeveritë e anëtarëve të Frankofonisë”, thuhet në njoftim.

Delegacioni i Kuvendit në këtë Asamble përbëhet nga deputeti Dimal Basha, udhëheqës i Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Kosovës në APF, si dhe deputetët Ariana Musliu Shoshi dhe Fridon Lala, anëtarë të delegacionit.

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe në Marinë për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e tjerë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *