Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë
Shqipëria
Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore dhe zona të izoluar në qendër duke rrezikuar momente të shkurta me rrebeshe shiu. Sipas Meteoalb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosovë
Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës por herë pas here do të ketë edhe interval me kthjellime, më të theksuara në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta karakterizojnë kushtet atmosferike në të gjithë MV deri në orët e pasdites kur pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshëm. Më të theksuara në zonat kufitare me Shqipërinë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po ashtu nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqitet gadishulli Iberik ndërsa Europa Lindore, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi karakterizohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas herë priten edhe stuhi të forta ere.
Rruga Press