Publikohet videoja, momenti kur ish kryeministri japonez qëllohet për vdekje
Pamjet kur ish kryeministri Japonez u qëllua për vdekje nga një qytetarë teksa ai mbante një fjalim politik në qytetin e Nara në orën 11:30 janë bërë publike në disa media ndërkombëtare.
Në video duket momenti tronditës kur ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua për vdekje, ndërkohë që duket dhe mënyra se si rojet e sigurisë u përpoqën të bllokonin plumbat me çantat e tyre pasi e kuptuan, por ishte shumë vonë sepse tashmë ai ishte qëlluar.
Pasi qëllohet ai nuk bie menjëherë pa ndjenja, por pengohet nga trungu dhe bie në gjunjë përpara se të rrëzohet. Rojet vrapojnë në anën e tij dhe pamjet më pas tregojnë se si filluan tentativat në përpjekje të kotë për ta ringjallur atë. Ai vdiq disa orë më vonë në spital nga humbja masive e gjakut.
Rruga Press