Lajme

“Shinzo Abe, miku i mrekullueshëm i Kosovës”

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë shprehur keqardhje për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, të premten.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vdekja e tij ishte tragjike.

“Ai ishte një lider i shquar i cili luaji rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve me Kosovës dhe Japonisë dhe do të kujtohet si një aleat i popullit të Kosovës”, shkroi ajo në Tëitter.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti u shpreh i shokuar me lajmin për vrasjen e Abes.

“Kryeministri Abe ishte lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës”, shkroi ai.

Shinzo Abe ishte duke mbajtur një fjalim kur u qëllua nga një person i armatosur – një 41-vjeçar që besohet të jetë ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes, ekuivalenti i marinës së Japonisë.

Abe ishte i vetëdijshëm kur u dërgua në spital, por vdiq më vonë duke mos arritur t’i mbijetonte plagëve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *