Lajme

Eurodeputetja franceze e partisë së Le Pen: Liberalizimi i vizave për Kosovën çmenduri, e kundërshtojmë fuqishëm

Eurodeputetja franceze Dominique Bilde, e cila i përket partisë së ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen , ka deklaruar se e kundërshton liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përveç kësaj, ajo tha se Franca kundërshton lëshimin e vizave për shtetasit e Kosovës, madje ajo e quan kërkesën e Kosovës si çmenduri.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ndër të tjera shkroi: “Kosova ishte në program këtë javë në Parlamentin Evropian në Francë. Ne refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre. Është koha për të ndaluar këtë çmenduri. Grupi i Identitetit dhe Demokracisë – Francë thotë ‘jo’”. 

Lexo më shumë  SPAK-u godet fort qeverinë Rama, del e-maili për vilën e Ballukut në Dhërmi: "Zemër, po të dërgoj fotot e Belës, që të kuptosh në ç’fazë është shtëpia. Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6. Në foton që kam bërë më afër me vilat ka vizatuar dhe ku do behet pishina. Më pëlqen shumë. Рuç"

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *