Ndëron jetë në spital ish-kryeministri i Japonisë pasi i’u bë atentat
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur, sipas transmetuesit kombëtar japonez, pasi u qëllua dy herë teksa po mbante një fjalim.
Abe vdiq teksa po trajtohej në spital pas plagëve të marra.
Sulmuesi i dyshuar – raportohet se ishte një burrë rreth të 40-ave – u arrestua në vendngjarje.
Abe mbetet kryeministri më jetëgjatë që i shërbeu Japonisë.
Rruga Press