Lajme

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, garanci për paqe dhe stabilitet në rajon

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Siç bëhet e ditur nga Presidenca, Osmani vlerësoi lartë vizitën e Geoana, e cila nënvizoi përkushtimin e NATO-s për Kosovën, si dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë.

Tutje, presidentja e uroi Geoană për samitin e suksesshëm të NATO-s në Madrid, duke e vlerësuar unitetin transatlantik si vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe lirisë dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon.

Lexo më shumë  Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad

Nga ana tjetër, Geoana falënderoi Osmanin për strehimin e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Kosovës për popullin e Ukrainës, përmes mbështetjes së gazetarëve, sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërisë për t’i strehuar refugjatët ukrainas.

Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për anëtarësim në NATO, ashtu siç është konfirmuar në Konceptin Strategjik të NATO-s, të miratuar rishtazi.

Lexo më shumë  Konjufca: Zgjedhja jonë është Evropa, Serbia me retorikë kriminale

Ajo, po ashtu nënvizoi vullnetin e qartë të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike me përfshirjen e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *