Lajme

Antarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO/ Kërkesa depozitohet në kuvend

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të kaluar nesër në seancë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Pasi u miratua në samitin e NATO-s kërkesa duhet të kalojnë në parlamentet e vendeve anëtare.

Dy ditë më parë 30 anëtarët e NATO-s nënshkruan protokollet e pranimit për Suedinë dhe Finlandën duke dërguar ofertat e anëtarësimit për miratim legjislativ në parlamentet e vendeve anëtare.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Pavarësisht marrëveshjes, miratimi parlamentar në Turqi mund të përbëjë ende problem. Edhe pse parimisht Ankaraja hoqi bllokadën sërish udhëheqësi turk Erdogan paralajmëroi se Turqia mund të bllokojë procesin nëse të dy vendet nuk përmbushin plotësisht kriteret e kërkuara.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *