Mbërrin varianti i ri Omicron Ba.2.75: ja çfarë dimë deri më tani
Shfaqja e një nën-varianti të ri të COVID-19, i cili vjen nga India është pagëzuar si Ba.2.75.
Ky variant është infektues rreth 5 herë më shumë se varianti i fundit në qarkullim, Omicron 5.
Kjo është ajo që del nga kërkimet e fundit nga epidemiologët që po ndjekim evolucionin e Sars-Cov-2.
Ba.2.75 nuk duhet nënvlerësuar sipas drejtorit të qendrës së sëmundjeve infektive të spitalit San Martino, Matteo Basseti.
‘Unë mendoj se nënvarianti i ri ia vlen të mbash ‘një sy hapur’, pasi mund të jetë edhe më ngjitës se Omicron’ shkroi Bassetti në profilin e tij në Twitter.
Për momentin, të gjitha variantet në mbarë botën janë nën-linja e Omicron.
Në veçanti, pas disa javësh prevalencë të BA.2, BA.5 po fiton terren (edhe në Itali, ku është regjistruar një prevalencë prej 60.71% sipas të dhënave të fundit të I-Co-Gen ).
Çfarë dimë deri më tani për variantin Ba.2.75- Ky është pesë herë më i infektues se varianti Omicron 5.
Infeksionet nga ky variant i ri kanë prekur Australinë, Kanadanë, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Zelendën e Re.
Analiza e variantit në fjalë është bërë nga Tom Peacock, virolog i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Kolegjin Imperail të Londrës.
Ba.2.75 ka 45 mutacione të përbashkëta me BA.5 dhe 15 të veçanta.
Ndër këto ajo posedon 8 mutacione në majë (BA 5 ka vetëm 3).
Në veçanti, ajo ndryshon në lidhje me variantin “prindin” BA.2 dhe me dy mutacione kryesore: G446S dhe R493Q.
Parashikimet për këtë variant të ri janë shqetësuese, pasi ai kapërcen barrierat e antitrupave të krijuara nga vaksinat dhe infeksionet e fundit.
Shfaqja dhe përhapja e shpejtë e varianteve SARS-CoV-2 sipas një studimi nga Sicence, mund të ndikojë ndjeshëm në efektivitetin e vaksinës.
E vërteta është se një numër i madh variantësh janë përhapur që nga lloji ‘nëna’ që u pa për herë të parë në Wuhan dhe ka shumë pak gjasa që vaksinat të krijojnë rezistencë për të gjitha variantet.
Në thelb, kjo nënkupton vështirësi më të mëdha në frenimin e infeksioneve, që do të thotë transmetueshmëri më e madhe e virusit, shumë njerëz që sëmuren përsëri.
Rruga Press