Për mbarëvajtjen e Conference League Gledis Nano u premtoi shpërblim. Mesazhi i policit: S’kemi marrë gjë ende
Conference League ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme për kryeqytetin që izoloi Tiranën për ditë me radhë, ndërsa nuk munguan as sulmet vandale nga tifozët. Kur e gjitha mbaroi, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dha lajmin e mirë për të gjithë policët, të cilët u përballën me dhunën e tifozëve huliganë të Feyenoord dhe Romës, duke u premtuar dëmshpërblim. Sipas Nanos, policët do të merrnin para ekstra për lëndimet fizike që kanë pësuar në përballje me tifozët, madje nisën edhe të gjitha procedurat përkatëse.
“Është menduar një shpërblim për punonjësit e policisë dhe po ndjekim procedurat për të arritur në një konkluzion,”- u shpreh Nano për mediat në atë kohë.
Mirëpo asnjë nuk ka ndodhur. Një efektiv policie ka dhënë një dëshmi sot për “JOQ”, duke zbuluar se ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 muaj.
Ai shkruan për JOQ: prsh ju lutem anonim se zdua te dal as emri e as foto…jam me polic nuk edi me cfar fytyr dalin keta ne televizor dhe te thon qe do japim shperblim 2800 polic qe jan agazhuar per barbajten e ndeshjes Roma -Fejnordi dhe deri tani kemi gati 1 muaj as nje shperblim foli dhe vet Gledis Nano Drejtori Policis ju lutem a na ndimoni dot ju Jeta eshte qef…ju lutem anonim
Deri më tani në llogaritë bankare të efektivëve të Policisë nuk është derdhur asnjë qindarkë më shumë përveç pagës, pavarësisht angazhgimit.
Rruga Press