Bota

Kritikoi Putinin për luftën në Ukrainë, gazetarja ruse përfundon e mbyllur në spitalin psikiatrik në Siberi

Gazetarja ruse e cila akuzohet se postoi në rrjetin social statusin “njerëzit e arsyeshëm janë për paqe” që i atribuohet luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë, është mbyllur në një spital psikiatrik në Siberi.

Maria Ponomarenko, 44-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, pretendon se autoritetet ruse po tentojnë ta thyejnë për shkak të qëndrimeve të saj kundër luftës.

Ajo po akuzohet për shpërndarje të lajmeve “të rreme”, sa i përket luftës së Putinit në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Madje një postim i saj është konsideruar nga gjykata si cenim i sigurisë. Por ajo nuk e ka ndërmend të ndalet dhe të flet për vdekjen e mijëra civilëve të pafajshëm.

Lajmet e saj “të rreme” janë edhe postimet e shumta në Telegram, që kritikojnë bombardimet ruse dhe masakrën e kryer mbi teatrin e Mariupolit në prill të këtij viti, ku humbën jetën qindra civilë që po strehoheshin në teatër.

E për shkak të qëndrimeve të saj, po rrezikohet të dënohet deri në 10 vite burgim apo të mbyllet përgjithmonë brenda spitalit psikiatrik.

Lexo më shumë  Shefi i NATO: Evropës i duhet rritje e shpejtë e prodhimit të pajisjeve ushtarake

Ponomarenko nga Barnaul i Siberisë, fillimisht ishte arrestuar në Shën Petersburg, për shkak se kishte kritikuar ushtrinë ruse për luftën në Ukrainë.

Më pas u dërgua mijëra kilometra larg qytetit të dytë më të madh në Rusi – dhe tani po qëndron në spitalin psikiatrik të Siberisë që ishte ndërtuar në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Asaj i janë ndaluar vizitat nga miqtë dhe familjarët, si dhe personin e vetëm që mund ta takojë është avokati.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *