Eksperti i rusishtes merr komandën e NATO-s në Evropë
Gjenerali i ushtrisë amerikane Christopher Cavoli, i cili flet rusisht dhe ka një diplomë master nga Yale në studimet ruse, ka marrë detyrën si komandanti i ri suprem i aleatëve të NATO-s në Evropë në një ceremoni në Mons, Belgjikë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në fjalimin e tij të ceremonisë më 4 korrik se Cavoli merr komandën mes “kthimit të konfliktit brutal në Evropë”.
Ai zëvendëson gjeneralin amerikan në pension, Tod Wolters si komandant i SACEUR.
Stoltenberg theksoi rolin e Cavoli-t në mbikëqyrjen e grumbullimit të fundit të dislokimeve të trupave amerikane në Evropë si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Gjenerali do të jetë përgjegjës kryesor për planifikimin dhe zbatimin e masave ushtarake të dizajnuara për të mbrojtur aleancën perëndimore dhe për të penguar Rusinë.
Cavoli ka lindur në Gjermani dhe ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së tij në bazat ushtarake amerikane. Ai iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 1987 dhe ka shërbyer në Bosnje-Hercegovinë, Irak dhe Afganistan. /REL/
Rruga Press