Ushtria ukrainase tërhiqet dhe nga Lysychansk, Zelensky: Situata mund të ndryshojë çdo ditë
Pas tërheqjes nga Severodonetsk, ushtria ukrainase është larguar së fundmi edhe nga Lysychansk, duke iu dhënë mundësinë rusëve të kontrollojnë tashmë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut.
Presidenti Zelensky e konsideroi më herët situatën në Lysychansk si tepër të vështirë, ku po luftohet intensivisht, por tashmë pas shumë javësh edhe kjo pikë strategjike ra në duart e rusëve.
Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin australian, Anthony Albanese, presidenti ukrainas u shpreh se ekziston rreziku që Moska të pushtojë të gjithë Luhanskun. Megjithatë, ai shtoi se situata mund të ndryshojë nga dita në ditë.
Marrja e kontrollit të Lysychansk u konfirmua dhe nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Rruga Press