Bota

Frika prej mungesës së gazit, si po planifikohet të mirëmbahet konsumi i gazit në Gjermani

Nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz natyror, kreu i agjencisë rregullatore gjermane për energjinë u bëri thirrje banorëve të shtunën të kursejnë energjinë dhe të përgatiten për dimër, kur përdorimi rritet.

Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Mueller u bëri thirrje pronarëve të shtëpive dhe apartamenteve që të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat dhe radiatorët e tyre të gazit për të maksimizuar efikasitetin e tyre.

“Mirëmbajtja mund të zvogëlojë konsumin e gazit nga 10% deri në 15%,” tha ai për mediat gjermane.

Mueller tha se banorët dhe pronarët e pronave duhet të përdorin 12 javët përpara se të fillojë moti i ftohtë për t’u përgatitur.

Ai tha se familjet duhet të fillojnë të flasin tani “nëse çdo dhomë duhet të vendoset në temperaturën e saj të zakonshme në dimër – ose disa dhoma mund të jenë pak më të ftohta”.

Apeli erdhi pasi Rusia reduktoi flukset e gazit në Gjermani, Itali, Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki në fillim të këtij muaji.

Kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom fajësoi një problem teknik për reduktimin e gazit natyror që rrjedh përmes Rrjedha Veriore 1, një tubacion që kalon nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani.

Lexo më shumë  SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën

Kompania tha se pajisjet që po rinovoheshin në Kanada kishin ngecur atje për shkak të sanksioneve perëndimore mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.

Udhëheqësit gjermanë e kanë hedhur poshtë këtë shpjegim dhe i kanë quajtur reduktimet një veprim politik si reagim ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë pasi ajo pushtoi Ukrainën.

Zëvendëskancelari Robert Habeck, i cili është gjithashtu ministër i ekonomisë dhe klimës së Gjermanisë dhe përgjegjës për energjinë, ka paralajmëruar se një “bllokim” i gazsjellësit është i mundur duke filluar nga 11 korriku, kur do të fillojë puna e rregullt e mirëmbajtjes. Në verërat e mëparshme, puna ka sjellë mbylljen e Rrjedhës Veriore 1 për rreth 10 ditë, tha ai.

Pyetja është nëse mirëmbajtja e ardhshme e rregullt e gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 do të kthehet në “një mirëmbajtje politike më afatgjatë”, tha Mueller i rregullatorit të energjisë.

Nëse fluksi i gazit nga Rusia “do të ulet për një periudhë më të gjatë kohore, do të duhet të flasim më seriozisht për kursimet”, tha ai.

Lexo më shumë  Britania e Madhe për shkarkimin e ministrit rus: Putini do një tjetër kukull

Sipas Mueller, në rast të ndërprerjes së furnizimit me gaz, ekonomitë familjare do të mbroheshin posaçërisht, ashtu si spitalet apo shtëpitë e pleqve.

“Unë mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur që ekonomitë familjare të jenë pa gaz,” tha ai, duke shtuar: “Ne mësuam nga kriza e koronavirusit se nuk duhet të bëjmë premtime nëse nuk jemi plotësisht të sigurt se mund t’i mbajmë ato. .”

Ai tha se agjencia e tij “nuk sheh një skenar në të cilin nuk ka më gaz fare që vie në Gjermani”.

Në fillim të këtij muaji, ministri i ekonomisë Habeck aktivizoi fazën e dytë të planit të urgjencës me tre faza të Gjermanisë për furnizimet me gaz natyror, duke paralajmëruar se ekonomia më e madhe e Evropës u përball me një “krizë” dhe objektivat e magazinimit për dimër ishin në rrezik./ Marrë nga REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *