BotaKryesore

Trupat ukrainas gjejnë hard diskun rus plot me të dhëna sekrete ushtarake

Ukraina ka gjetur një hard disk që përmban rreth 100 GB të dhëna ushtarake ruse, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar.

Sipas Kievit, ai u zbulua në rajonin Chernihiv, në veri të Ukrainës teksa rojet kufitare ishin duke “kryer detyrat”.

Hard disku përmban një listë stafi dhe të dhëna biografike të ushtrisë ruse nga një njësi e veçantë e artilerisë së mbrojtjes ajrore.

Lexo më shumë  Rashiq thotë se ka gabuar me deklaratën për Manastirin e Deçanit: I kam ngatërruar dy ngjarje

Ai përmban gjithashtu detaje të armëve ruse, si dhe të dhëna për stërvitjet ushtarake.

Një numër i dokumenteve thuhet se u etiketuan si “të klasifikuara”.

“Oficerët ukrainas të zbatimit të ligjit tani kanë fotografi, karakteristika, kopje të pasaportave dhe dokumente të tjera të pushtuesve,” thotë Shërbimi Shtetëror Kufitar.

©Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  ATK: Rritje për 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në fillim të vitit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *