“I zunë privatët”, ankohen qytetarët për hapësirat në plazh: S’kemi ku shkojmë
Vlora ka 328 parcela plazhi, por vetëm 18 prej tyre janë publike dhe mund të frekuentohen pa paguar nga qytetarët.
Bizneset kanë kontrollin në vijën bregdetare prej Zvërnecit deri në Radhimë. Edhe këtë vit të paktë janë plazhet publike që në të gjitha rastet janë jashtë standardit.
“S’kemi ku të vemi, ketë vend na kanë lënë se e kanë zënë të gjithë privatët. Ne që jemi pak shtresa jo e pasur, shtrese e mesme këto do qëndrojmë, s’kemi ca te bëjmë, këtu do qëndrojmë”, u shpreh një qytetar.
Çmimet në plazhet e menaxhuar nga privati nisin nga 5 mijë lekë pêr tu rritur më shumë në pikun e sezonit.
Në një situatë të tillë plazhet publike do të ishin mundësia e vetme për qytetarët por ato sa vijnë e pakësohen.
“Mirë është të na lënë dhe neve vende të lira, mos t’i bllokojnë vetëm me çadra se ne kemi shtëpinë këtu, duam te rrime s’kemi ku të rrimë. Të bllokuara kanë qenë, shumë pak lënë për ne, të paktën të na lënë pa e dimë që zonat e mira i duan për të nxjerrë fitime”, tha një tjetër.
“Ne jemi pensioniste s’mund të paguajmë çadra e shezlonge, duam ne rehatinë tonë”, tha një tjetër
Nga Drejtoria e Aseteve në bashkinë e Vlorës për Euronews Albania thanë se parcelat publike dhe private përcaktohen nga Autoriteti Shtetëror për informacionin Gjeohapësinor.
Rruga Press