Argument

Rama sheh NATO-n si sakrificë, të tjerë e shohin sakrificë faktin e mos të qenit në NATO

Në këto momente që shkruajmë Rama është në një bisedë shumë të gjatë me mediat, në të cilën përfshihen të gjitha temat; sidomos mbrojtja, integrimi i mundshëm në BE dhe NATO.

Është e çuditshme që në këtë konferencë për shtyp të gjatë ka kohë të specifikojë se edhe aq sa kemi dhënë për NATO-n është tepër. Pra, ne jemi një vend anëtar i NATO-s, jemi të përgjegjshëm për përqindjen e buxhetit që kërkohet dhe gjithsesi e kemi luksin, pasi jemi bërë anëtarë prej vitesh, t’i themi vetes se boll japim aq sa japim.

Së pari, është papërgjegjshmëri. Së dyti, e paraqesim edhe si sakrificë. Fraza e Ramës është se të jesh në NATO është siguri, por ama kjo presupozon edhe sakrificë.

Mund të vijmë në aspektin gjeopolitik të kontradiktës së madhe mes Rusisë dhe NATO-s, të luftës së ftohtë.

Si mund të lexohet shprehja e kryeministrit të një vendi që është anëtar i NATO-s në qoftë se ky kryeministër deklarohet për sakrificë?

Si mund të lexohet fakti që Finlanda dhe Suedia po kërkojnë antarësimin e menjëheshëm në NATO?

Ç’është kjo dëshirë e madhe për sakrificë.

Në raportin gjeopolitik, në konfliktin e madh të botës Rama e sheh sakrificë faktin e respektimit të buxheteve për NATO-n, kur të tjerë shohin sakrificë faktin e mos të qenit në aleancën e NATO-s.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *