Lajme

Lubonja: Rreziku që i kanoset vendit nga mënyra si qeveris Rama

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë se Shqipëria është e rrezikuar nga qeverisja e kryeministrit Rama.

Për këtë situatë Lubonja iu referua takimit të një viti më parë të kryeministrit me një biznesmen ku ky i fundit i shprehte shqetësimin për mungesën e punonjësve. Në përgjigjen e tij, kryeministri u shpreh se kjo zgjidhet lehtë, duke marrë bangladeshas.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Sipas Lubonjës ky është një rrezik i madh që i kanoset vendit pasi edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare e kanë renditur Shqipërinë si vendin me numrin më të lartë të kriminelëve të kapur në Europë.

“Rreziku i Shqipërisë është ajo që thotë Edi Rama, kur biznesmeni i tha s’kam punëtorë, Rama u përgjigj: “Merr bangladeshas”. Pra kthehem në një mjet që më përdor ai si bangladeshas pa gojë.

Rreziku numer 2 është se nga vitet 2018-2020 Shqipëria ishte vend kampion për kriminele të kapur në Europë. Pra këto janë dy rreziqet që po e shkatërrojnë këtë vend dhe për të shpëtuar nga kjo duhen politika të tjera”, – tha Lubonja.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *