Bota

Kina nuk po e mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë

SHBA-ja nuk e ka parë Kinën t’i ofrojë Rusisë pajisje ushtarake ose t’i shmanget sanksioneve, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan.

Zyrtari tha se masat e zbatimit të marra në fillim të javës synonin disa kompani kineze, jo qeverinë.

Pesë kompani në Kinë u shtuan në listën e zezë tregtare nga Departamenti Amerikan i Tregtisë të martën për mbështetjen e tyre ndaj bazës ushtarake dhe industriale të mbrojtjes ruse.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar Kinën se do të kishte pasoja nëse i ofron Rusisë mbështetje materiale për konfliktin.

Megjithatë, ata vazhdimisht kanë thënë se nuk e kanë zbuluar këtë lloj aktiviteti nga ana e Kinës.

“Kina nuk po ofron mbështetje materiale,” tha një zyrtar i lartë i administratës Biden.

“Ne nuk e kemi parë Republikën Popullore të Kinës të sigurojë pajisje ushtarake për Rusinë,” tha zyrtari amerikan.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *