KryesoreLajme

Kurti pret deputetin e Bundestagut gjerman: Aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE brenda vitit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në një takim të premten, deputetin e parlamentit gjerman nga radhët e Partisë Social Demokrate (SPD), Metin Hakverdi.

Gjatë takimit, Kurti bëri me dije se Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Hakverdi, i cili është anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2013, shprehu mbështetjen e Gjermanisë për proceset integruese të Kosovës në BE.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Ndër të tjera, temë diskutimi ishte edhe vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz pak javë më parë në Prishtinë, nga ku tha se BE-ja duhet të liberalizojë vizat me Kosovën.

Ndërsa, më 12 maj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dorëzoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në muajin shkurt, në Kosovë janë shtuar zërat  dhe kërkesat për anëtarësim të menjëhershëm të vendit në organizata ndërkombëtare, si masë sigurie për vendin.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *