Bota

Putini humbet kolonelin e 57-të

Presidenti rus Vladimir Putini ka humbur një tjetër oficer ushtarak të lartë gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainë.

Nënkolonel Pavel Kislyakov, 40 vjeç u përcoll në banesën e fundit me nderime të plota ushtarake në vendlindjen e tij në rajonin e Moskës.

Ai ishte komandant i një njësie prestigjioze të parashutistëve rusë dhe është koloneli i 57-të i vrarë në luftë që kur Putini urdhëroi trupat e tij të nisnin pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Mediat nuk kanë publikuar detaje rreth operacionit ku ai mbeti i vrarë, por sipas Daily Mail vdekja e tij nxjerr në pah një tjetër humbje të thellë të oficerëve të lartë rusë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *