(Video) Sulmi me raketa në Odessa, 17 të vdekur mes tyre dhe fëmijë! Momenti kur zjarrfiksit nxjerrin trupat nga rrënojat
17 persona kanë mbetur të vdekur pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh 9-katëshe në rajonin e Odesës, porti kryesor i Ukrainës jugore, në orët e para të mëngjesit. Sipas autoriteteve në Odessa mes të vdekurve ka dhe fëmijë ndërkohë operacioni i kërkim-shpëtimit, është ende në vazhdim pasi pengohet nga zjarri.
“Raketa ruse goditi një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në rajonin Bilgorod-Dniester, rreth 80 kilometra në jug të Odessa”, tha Serhii Brachuk, një zëdhënës i autoriteteve rajonale të Odessa.
Ky nuk është sulmi i vetëm pasi në ditët e fundit raketat ruse kanë shënjestruar civilët ndërkohë që Kremlini i mohon gjithmonë këto akuza.
Rruga Press