Kuriozitete

Me dy nofulla dhe dhëmbë të mprehtë, gruaja tmerrohet nga kafsha misterioze

Një kafshë misterioze e cila është e ngjashme me një “ork” tek filmi “Zoti i Unazave” është fotografuar në një plazh në Egjipt.

Gruaja e cila ka postuar foton, Andrea Jud, 39 vjeçe, gjeti kufomën e krijesës misterioze pa sy me dhëmbët e mprehtë në brigjet e Gabr el-Bint në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Kafsha misterioze kishte dy nofulla – njëra brenda tjetrës – për ta ndihmuar të kafshonte më mirë.

Gruaja që bëri gjetjen thotë se ajo i kujtoi asaj diçka nga filmi i suksesshëm Alien dhe mbeti i shtangur kur i ra në sy.

“Nuk e preka, vetëm duke e parë më bëri të ndihesha e shqetësuar. Më trembi. Më dukej si një ork i Zotit të unazave,” tha ajo.

Misterit i shtohej vendndodhja ku u gjet krijesa, raporton The Mirror.

Andrea deklaroi se ajo e gjeti atë  40 metra nga bregu, në tokë, shumë larg mundësisë për tu prekur nga valët.

“E pashë herët në mëngjes kur po kthehesha nga bregu. Dukej një krijesë e vdekur pasi lëkura ishte e thatë, në ngjyrë gri të errët dhe me njolla. Kishte një vrimë më mbrapa në kokë ku mund të ishin veshët, nuk e di. Nuk i pashë asnjë sy. Trupi ishte i gjatë dhe i lakuar, me fundin drejt kokës, si një kalë det,” tha ajo.

Ajo vazhdoi: “U habita se sa i madh ishte, ndoshta sa gjatësia e krahut tim dhe koka ishte më e madhe se grushti im.Ishte e tmerrshme ta shikoje dhe më kujtoi realitetin e vdekjes.Nuk mund ta kuptoja se çfarë lloj krijese ishte.”

Në kërkim të përgjigjeve për identifikimin e krijesës, konsulentja zvicerane e zhvillimit ndau fotot e saj me një grup identifikimi detar në Facebook.

“Foshnja përbindësh i Loch Ness,” guxoi një person. Voldemort, mendoj”, tha një tjetër, duke iu referuar keqbërësit tek Harry Poter.

Të tjerë thanë se ishte një sirenë, një “demogorgon” – përbindëshi nga seriali i Netflix, Stranger Things – ose më thjesht “gjëja e maktheve”.

Por të tjerët menduan se nofullat brenda nofullave ofronin një të dhënë.

Ngjalat Moray kanë një grup të dytë nofullash brenda fytit të tyre dhe kur një peshk kapet brenda nofullave kryesore, ky grup i dytë niset përpara, duke e tërhequr gjahun prapa për t’u gëlltitur.

Nëse është një moray, dielli i ashpër egjiptian mund ta ketë djegur atë duke mos e identifikuar dot.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *