Bota

Rriten tensionet/ Rusia akuzon Norvegjinë për bllokimin e hyrjes në arkipelagun Svalbard. Kërcënon me hakmarrje

Kufizimet e vendosura nga Norvegjia pengojnë transferimin e mallrave në vendbanimet me popullsi ruse në arkipelagun Svalbard, tha Ministria e Jashtme ruse, duke paralajmëruar Oslon se do të përballet me pasoja nëse çështja nuk zgjidhet.

Svalbard, ose Ishujt Spitzberg, ndodhet në Oqeanin Arktik, në veri të Evropës kontinentale, midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut. Ai përbëhet nga një grup prej 11 ishujsh kryesorë.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Arkipelagu është pjesë e Norvegjisë, megjithëse Rusia ka të drejtë të shfrytëzojë burimet natyrore të arkipelagut sipas një traktati të nënshkruar në 1920.

Moska ka një prani diplomatike në Barenburg, ku elementi rus – si dhe ai ukrainas – është i fortë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *