Bota

Thatësira në Itali: Imazhet satelitore tregojnë si ka ndryshuar lumi Po në 2 vjet

Imazhet e reja satelitore kanë nxjerrë në pah shtrirjen e një thatësire rekord në Italinë veriore.

Fotografitë, të publikuara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), krahasojnë lumin Po tani me dy vjet më parë.

Me pothuajse asnjë pikë shi për rreth katër muaj, lumi është shtatë metra më i ulët se zakonisht, sipas Autoritetit të Basenit të qarkut të Lumit Po.

Imazhet, të marra nga një satelit nga programi i vëzhgimit të tokës të Bashkimit Evropian, tregojnë nivele relativisht të larta të ujit në qershor 2020.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Dy vjet më vonë, ka hapësira të mëdha rëre të dukshme në lumë pranë Piacenza-s.

Thatësira — më e keqja që nga viti 1952 — ka efekte të paprecedentë: uji i pijshëm po racionohet në 125 bashki në të gjithë rajonin dhe vë në rrezik vaditjen e të korrave në zonën më të dendur të populluar dhe të kultivuar intensivisht të vendit. Liqeni Maggiore është afër nivelit të tij më të ulët që nga viti 1946.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Lumi Po, më i gjati i Italisë, shtrihet nga Alpet në veriperëndim deri në detin Adriatik në lindje. Nuk është vetëm mungesa e reshjeve që është problem. ESA thotë se temperaturat e larta dhe mungesa e borës në malet që ushqejnë lumin po përkeqësojnë gjithashtu situatën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *