Lajme

Protesta/ Banorët e Porto Romanos thirrje për heqjen e depozitave të gazit: Po shpërtheu, shuhet zona

Banorët e Porto Romanos kanë dalë ditën e sotme në protestë, për të kërkuar largimin e depozitave të gazit nga lagjja e tyre. Me pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e depozitës pasi shprehen se po u rrezikohet jeta. Banorët shprehen për mediat se kjo është e treta herë që në zonë ka shpërthime dhe frika e tyre më e madhe është përsëritja e Gërdecit.

‘Kjo është një fushë e minuar, ti vënë gishtin kokës, është kot edhe kryeministri i vendit, po të jetë puna unë jam i majtë. Në fillim na kanë ardhur dhe na janë prezantuar si biznese kozmetike, dhe më pas e kanë bërë depozitë gazi”, shprehet një prej banorëve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

“Ky gaz këtu dëmton Durrësin, Krujën dhe Tiranën, sa herë jemi ankuar ne, po nuk na pyet njeri”, thotë një tjetër prej qytetarëve.

Dy javë më parë në këtë vend shpërtheu një zjarr gjatë procesit për mbushjen e bombolave të gazit të përmasave të ndryshme. Zjarri u vu shumë shpejt nën kontroll, duke shmangur një katastrofë të mundshme.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *