Bota

Reagime të forta në Egjipt, qeveria vendos të shembë shtëpitë ikonike mbi Nil

Për shumë vendas dhe turistë të huaj, shtëpitë prej druri me ngjyra të ndezura të vendosura përgjatë lumit Nil janë një pjesë ikonike e trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkitekturore të Kajros, Egjipt.

Por duke filluar nga kjo javë, të fundit prej atyre që kanë mbetur, rreth 30 gjithsej do të shkatërrohen ose hiqen nga autoritetet egjiptiane. Prishja e tyre vjen me vendim qeverie, si përpjekje për të zbukuruar bregun, shkruan BBC.

Disa nga “shtëpitë varka”, të ankoruara përgjithmonë në bregun e lumit, janë të banuara nga të varfër, ndërsa të tjerat janë restauruar shtrenjtë. Disa janë kthyer në restorante, zyra dhe palestra.

“Është një mënyrë jetese ndryshe, je plotësisht i zhytur në natyrë. Lumi është vetëm një metër poshtë jush”, thotë romancieri i njohur egjiptian Ahdaf Soueif, shtëpia e familjes së të cilit është planifikuar për shkatërrim.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Në mediat sociale, ka pasur reagime nga egjiptianët për aksionin kundër “shtëpive varka”, të njohura në arabisht si “awamat” që do të thotë “lundrues”.

“Jo vetëm që këto varka janë shtëpi për njerëzit që kanë jetuar atje për dekada, por disa prej tyre janë monumente historike. Ato janë pjesë e trashëgimisë sonë që nuk mund të fshihet,” shkroi Nora Zeid në Twitter.

Qeveria egjiptiane ka mbrojtur vendimin e saj për të lëshuar urdhra prishjeje, duke deklaruar se banesat janë ndërtuar dekada më parë pa pëlqimin e saj dhe se pronarët e tyre nuk arritën të merrnin lejet dhe licencat e duhura.

Historia e këtyre shtëpive në Nil është e gjatë dhe plot ngjyra. Më të vjetrat datonin në kohën e faraonëve dhe ishin të dizajnuara për udhëtime të gjata në lumë.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Me kalimin e kohës, u zhvillua një teknikë e ndërtimit të shtëpive në kontejnerë metalikë lundrues të mbajtur së bashku nga trarët prej druri ose metali. Këto nuk ishin të destinuara për lundrim, por për të dhënë një pamje panoramike të lumit.

Gjatë kohës osmane, pashallarët e pasur egjiptianë shpesh i përdorinin si rezidenca të dyta të zbukuruara për të argëtuar mysafirët me muzikë dhe kërcimtare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat britanike jetuan në to. Awamat shpesh janë shoqëruar me lidhje sekrete dhe sjellje të paligjshme.

Ata janë paraqitur në shumë filma klasikë egjiptianë dhe në veprën e autorit fitues të çmimit Nobel, Naguib Mahfouz. Romani i tij i vitit 1966, Adrift on the Nil, ndjek jetën e intelektualëve të rinj që mblidhen natën në to për të biseduar dhe për të konsumuar drogë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *