Bota

Nga tregimi i forcës, te ndryshimi i strategjisë përballë Moskës; çfarë pritet të sjellë Samiti i NATO-s në Madrid?

Liderët botërore janë mbledhur sot në Spanjë, ku do të mbahet Samiti i NATO. Ky samit shihet me shumë rëndësi, pasi do të merren vendime shumë të rëndësishme sa i takon përballjes më Rusinë.

Që nga Lufta e Ftohtë NATO nuk ka bërë përmirësime kaq të rëndësishme në qëndrimin e saj.

Presidenti amerikan Joe Biden do të bëjë njoftime specifike që do të rrisin qëndrimin e forcës amerikane teksa duket se do të kundërshtojë një “kërcënim më akut dhe më të rënduar rus”.

“Shtetet e Bashkuara do të bëjnë njoftime specifike nesër për angazhime më të gjata në tokë, det dhe ajër të forcave ushtarake, derisa kjo situatë të përfundojë”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, raporton “CNN”.

Udhëheqësit që marrin pjesë në samitin e NATO-s pritet të miratojnë një “Koncept strategjik” të ri që përshkruan synimet e aleancës së mbrojtjes për dekadën e ardhshme. Këto prioritete përfshijnë “ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve transnacionale, duke përfshirë kibernetikën dhe klimën” dhe “thellimin e partneriteteve me partnerët demokratikë në Evropë dhe Azi në mënyrë që të forcohet rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, thotë Shtëpia e Bardhë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të hënën se aleanca do të rrisë numrin e trupave në gatishmëri të lartë në 300,000, një rritje 7-fish që pasqyron luftën e rëndë në Ukrainë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Stoltenberg tha se Rusia ishte larguar nga çdo partneritet me NATO-n dhe grupi ishte i detyruar të përgjigjej.

“Ata kanë zgjedhur konfrontimin në vend të dialogut. Na vjen keq për këtë, por sigurisht, atëherë duhet t’i përgjigjemi këtij realiteti”, tha ai.

Një vëmendje pritet t’i kushtohet Finlandës dhe Suedisë. Shumë prisnin që Suedia dhe Finlanda do të vinin në kryeqytetin spanjoll si të ftuar në NATO, me protokollet e anëtarësimit të nënshkruara dhe procesin e ratifikimit tashmë në proces në parlamentet e 30 vendeve anëtare aktuale të NATO-s. Por, në mes të majit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sinjalizoi kundërshtimin e tij. Tani të gjithë sytë do të jenë në një takim në periferi të samitit më 28 qershor midis Erdogan, kryeministres suedeze Magdalena Andersson dhe presidentit finlandez Sauli Niinisto.

Samiti, natyrisht, do të dominohet nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë, e cila ka një urgjencë të shtuar pasi udhëheqësit e G7 e quajtën një “krim lufte” sulmin me raketa ruse në një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk. Kishte spekulime se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të merrte pjesë personalisht në samitin e Madridit, por ai tani do t’u drejtohet udhëheqësve të NATO-s përmes lidhjes video.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Ajo që do të dëgjoni vazhdimisht në Madrid është se NATO është një “aleancë mbrojtëse” që është “gati të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit aleat” – mesazhe që synojnë Moskën si një pengesë dhe popullsinë e NATO-s si një garanci.

Kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, NATO, për herë të parë vendosi grupe luftarake të gatshme në pjesën lindore të aleancës. Këto grupe beteje- të vendosura në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni- tani pritet të përforcohen nga batalione në brigada. Dhe që nga kjo pranverë, grupe beteje janë krijuar edhe në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

NATO aktualisht po “cakton” forca për të mbrojtur aleatë të veçantë. Për shembull, forcat e armatosura gjermane po lëvizin armë dhe pajisje ushtarake në Lituani, por ende i mbajnë trupat e tyre në Gjermani, gati për t’u vendosur në vendin baltik në një moment.

Stoltenberg ka vënë në dukje se teksti i ri “do të bëjë të qartë se aleatët e NATO-s e konsiderojnë Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *