Bota

Tre TB2 dhuratë turke për Ukrainën

Kompania turke e industrisë së mbrojtjes Baykar i ka dhuruar Ukrainës tre drone Bayraktar TB2, raporton Anadolu Agency (AA).

Menaxhmenti i Baykar njoftoi këtë vendim pasi një fushatë për të ndihmuar popullin e Ukrainës e quajtur “Bayraktar i Popullit” mblodhi para për të blerë këto mjete, të cilat po janë përcaktuese në terrenin e luftës.

“Baykar nuk do të pranojë pagesën për avionët TB2 dhe do të dërgojë tre avionë të tillë në Ukrainë pa pagesë”, njoftoi kompania në Tëitter të hënën vonë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Baykar deklaroi gjithashtu se ishin të prekur nga fushata dhe tha se donin që fondet e mbledhura për blerjen e Bayraktar të drejtoheshin për nevoja të tjera të popullit të nderuar të Ukrainës.

“Baykar po lutet për një zgjidhje të drejtë dhe paqe të qëndrueshme,” tha kompania turke.

Të njohur për goditjet precize, ekonominë dhe aftësinë e shmangies së radarëve, dronët Bayraktar TB2 janë përdorur në fushat e betejës të Sirisë, Irakut verior, Libisë, Karabakut dhe Ukrainës, duke shkaktuar dëme shkatërruese në njësitë tokësore të armikut, artilerinë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *