BotaKryesore

“Për aq kohë sa duhet”: G7 ndan 14 miliardë dollarë për çështjen e Ukrainës deri në fund të vitit

Udhëheqësit e G7 kanë ritheksuar dënimin e tyre të luftës “të paligjshme dhe të pajustifikueshme” të Rusisë në Ukrainë pas samitit tre-ditor.

Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja kanë thënë se do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbështetje financiare, ushtarake, humanitare dhe diplomatike për “për aq kohë sa të duhet”.

“Në një kohë kur bota kërcënohet nga përçarja dhe tronditjet, ne, G7-a, qëndrojmë të bashkuar”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët.

“Ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje së bashku me vendet dhe institucionet e interesuara dhe Ukrainën për angazhimet e qëndrueshme të sigurisë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike.”

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Udhëheqësit gjithashtu u zotuan të shpenzojnë më shumë se 2.8 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe të vazhdojnë të imponojnë “kosto të rënda dhe të qëndrueshme” ndaj Rusisë.

Për të ndihmuar në trajtimin e çështjeve të sigurisë ushqimore në mbarë botën, aleanca ka thënë se do të shpenzojë “4.5 miliardë dollarë shtesë për të mbrojtur më të rrezikuarit nga uria dhe kequshqyerja”.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Kjo do të thotë që më shumë se 14 miliardë dollarë do të shpenzohen në përpjekjen për të zgjidhur problemin këtë vit.

Megjithatë, planet për të vendosur një kufi çmimi në eksportet e naftës ruse dukej se ishin zbutur.

“Ne do të ndërmarrim veprime të menjëhershme për të siguruar furnizimin me energji dhe për të reduktuar rritjet e çmimeve të nxitura nga kushtet e jashtëzakonshme të tregut, duke eksploruar masa shtesë si kufizimet e çmimeve,” thuhet në deklaratë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *