Bota

Presidenti i Këshillit Evropian: Kremlini po e përdor krizën ushqimore si armë të luftës

Kremlini është duke e përdorur krizën ushqimore si një armë e heshtur e luftës, ka theksuar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në samitin e shtatë vendeve më industrializuara (G7).

Drejtuesit e G7-së u mblodhën në Gjermani për bisedime për mbi vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë.

“Kremlini po përdor ushqimin si një armë të heshtur të luftës. Ne duhet të kundërshtojmë fuqishëm propagandën e Rusisë për çmimet e ushqimit dhe plehrave”, tha Michel.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Ai tha se po mbështeten edhe iniciativat botërore për sigurinë ushqimore.

“BE-ja po punon për të mobilizuar afro 600 milionë euro për të mbështetur partnerët më të prekur”, ka shtuar ai.

Samiti ishe mbajtur përpara se vendet anëtare të NATO-s të negociojnë ristrukturimin e aleancës në kohë lufte në samitin në Madrid më 28-30 qershor.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *