(Video) Delfinët shoqërojnë turistët drejt Karaburunit
Sërish pamje mahnitëse nga Gjiri i Vlorës. Një tufë delfinësh janë rastisur sërish gjatë udhëtimit të pushuesve.
Familja e delfinëve ka shoqëruar një gomone me në bord 8 persona, të cilët po shkonin në drejtim të gadishullit të Karaburunit pranë gjirit të Gramës.
Familja e delfinëve i ka shoqëruar prej disa minutash, duke notuar poshtë gomones së tyre dhe më pas është larguar.
Klima e ngrohtë e këtyre ditëve ka bërë që të jenë të shumta rastet të daljes së delfinëve në sipërfaqe duke dhuruar akrobaci ose duke u ndeshur me turistët e shumtë që vizitojnë ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit.
Rruga Press