Rusia sanksionon 43 kanadezë
Rusia u ka vendosur sanksione 43 shtetasve kanadezë, duke ua ndaluar hyrjen si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore, raporton “TheGuardian” të hënën.
Lista, e publikuar nga Ministria e Jashtme ruse, përfshin kryetaren e partisë Liberale të Kanadasë, Suzanne Coëan dhe ish-guvernatorin e Bankës, Mark Carney.
Në prill, Moska i sanksionoi 61 zyrtarë dhe gazetarë kanadezë. Rusia ua ka ndaluar hyrjen edhe dhjetëra politikanëve, gazetarëve e figurave të njohura biznesi të hyjnë në Rusi.
Kanadaja i kishte sanksionuar mbi 200 njerëz të presidentit rus, Vladimir Putin, duke ua ndaluar hyrjen në territorin kanadez.
Rruga Press