Bota

Zelensky: Lufta të përfundojë para dimrit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin para liderëve të G7, të hënë, tha se dëshiron që lufta me Rusinë të përfundojë para fillimit të dimrit, shkruan BBC-ja të hënën.

Ai iu bëri thirrje liderëve perëndimorë që të bëjnë “maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit”.

Zelensky përmes videolidhje në Samitin që po mbahet në Berlin, kërkoi ndihmë për rindërtim, sistem për mbrojtje kundërajrore dhe ndihmë për eksportim të grurit.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Ai bëri thirrje që të vazhdohen sanksionet ndaj Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *