Art & Kulturë

Përparim Thaçi, futbollisti që dha jetën për lirinë e Kosovës

“Ne nuk e kishim ambicie luftën, në jetë kishim qëllime tjera. Por ajo na u imponua. Nuk mund të dilnim në qytet pa na ndaluar policia 2 ose 3 herë e pa na i dhënë disa shuplaka mes fyerjesh. Na qenë cënuar të gjitha të drejtat. U desh patjetër me i marrë pushkët e me i dalë zot këtij vendi.”

Vitet ’90 janë të vështira në Kosovë. Represioni serb (ose asaj çka ka mbetur nga ish-federata jugosllave) bëhet gjithmonë e më shtypës. Jeta publike është e tensionuar dhe të rinjtë poshtërohen në të gjitha mënyrat.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Arsimi dhe shëndetësia zhvillohen jashtë shkollave dhe spitaleve, mësuesit detyrohen të japin mësim nëpër xhami e shtëpi private ndërsa doktorë e infermierë nxirren me forcë nga vendet e punës.

E njëjta situatë edhe me sportin, të rinjtë nuk lejohen të luajnë futboll dhe në fshehtësi të plotë nisin të organizohen për t’i luajtur ndeshjet nëpër ara të përshtatura si fusha futbolli.

Në Kosovë, detyruar nga rrethanat, shoqëria fillon të organizojë zhvillimin e një jete paralele.

Janë vite kur Përparim Thaçi nga Landovica, student i gjuhës angleze dhe njëkohësisht futbollist i Lirisë së Prizrenit vendos të sakrifikojë rininë dhe të ardhmen e tij për përmirësimin e jetesës në vend me qëllim çlirimin e tij.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Ky është dokumentari “Futbollisti i Lirisë”, kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit Përparim Thaçi, i cili dha jetën që sot të rinjtë të jetojnë në paqe e të luajnë futboll të lirë, siç ishte edhe ëndrra e tij.

Ju ftojmë të ndiqni dokumentarin në lidhjen e mëposhtme:

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *