Kuriozitete

India planifikon një sistem revolucionar të sigurisë nëpër vetura, synon dy gjëra

India do të prezantojë një sistem vlerësimi të sigurisë për veturat – një masë që ajo shpreson se do të inkurajojë prodhuesit të ofrojnë veçori të avancuara të sigurisë dhe do të rrisë “vlerësimin e eksportit” të automjeteve të prodhuara në vend, shkruan Reuters.

Ministria e transportit rrugor ka thënë në një deklaratë se do të caktojë një vlerësim nga një deri në pesë yje për veturat, bazuar në testet që vlerësojnë mbrojtjen e pasagjerëve të rritur dhe fëmijë, si dhe teknologjitë e asistencës së sigurisë.

Sistemi i ri është planifikuar të hyjë në fuqi në prill 2023.

India, e cila ka disa nga rrugët më vdekjeprurëse në botë, ka propozuar gjithashtu detyrimin që të gjitha veturat të kenë gjashtë “airbag” pavarësisht rezistencës nga disa prodhues të cilët thonë se kjo do të rrisë koston e automjeteve. Rregullat aktuale kërkojnë dy “airbag” – një për shoferin dhe një për pasagjerin e përparmë.

India është tregu i pestë më i madh i veturave në botë, me shitje vjetore prej rreth 3 milionë njësi në vit. Maruti Suzuki, shumica në pronësi të Suzuki Motor të Japonisë dhe Hyundai Motor janë prodhuesit që shesin më shumë vetura atje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *