Bota

Agjencia turke e inteligjencës kap spiunin grek, po vidhte informacion për…

Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë ka kapur një shtetas grek të dyshuar për aktivitete spiunazhi në emër të Athinës, njoftuan mediat turke të shtunën.

Mohamed Amar Ampara, i cili u kap në Turqi, po merrej në pyetje nga agjencia e spiunazhit, njoftoi transmetuesi privat NTV.

Ampara operonte “i maskuar” si biznesmen gjatë udhëtimeve të tij në Turqi, tha NTV, duke cituar burime të sigurisë.

Sipas raportit, ai besohet se ka përpiluar informacione për ushtrinë turke në kufi dhe ia ka transferuar atë inteligjencës greke.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Nuk kishte detaje të mëtejshme, raportoi AFP.

Greqia dhe Turqia janë përfshirë në një luftë fjalësh në përshkallëzim mbi pretendimet e Ankarasë se Athina ka vendosur trupa në ishujt pranë kufirit të tyre detar në një numër që shkel traktatet e paqes të pasluftës.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në fillim të këtij muaji se ai nuk do të zhvillonte më takime dypalëshe me krerët grekë siç parashikohej në një marrëveshje të vitit 2010 midis dy palëve.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Turqia ka akuzuar gjithashtu Greqinë për refuzimin e ekstradimit të ushtarëve turq që besohet nga Ankaraja se kanë luajtur një rol të drejtpërdrejtë në tentativën për grusht shteti të vitit 2016 kundër Erdoganit.

Muajin e kaluar, Erdogani tha se kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis “nuk ekziston më” për të, duke akuzuar liderin grek se po përpiqej të bllokojë shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *