(Foto) 72 orë luftime, Ushtria shqiptare stërvitje me njësitin special amerikan
Ushtria shqiptare ka kryer një tjetër stërvitjet me mbështetjen e ekipit trajnues amerikan të SFAB.
Bëhet e ditur se në stërvitjen e fundit tre ditore mori pjesë Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë.
“Përfundon stërvitja e dytë 72-orëshe, e Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë. Gjatë kësaj stërvitje, u testuan të gjithë kapacitetet operacionale të GBKL, me mbështetjen e ekipit trajnues amerikan të SFAB”, njofton FA me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë edhe pamjet nga stërvitja.
Rruga Press