Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në analizën e tij të re merret me tërheqjen e forcave ukrainase nga Severodonetsk. Ukrainasit njoftuan se tërheqja duhet të përfundojë brenda pak ditësh.
Një zyrtar pa emër i Pentagonit pretendon se tërheqja do t’i lejojë ukrainasit të forcojnë pozicionet e tyre mbrojtëse dhe do të varfërojë më tej fuqinë njerëzore dhe pajisjet ruse. Ai shtoi se avancimi i Rusisë drejt Severodonetskut tashmë po tregon shenja të “lodhjes dhe dobësimit të moralit”, gjë që vetëm do të ngadalësojë më tej operacionet sulmuese të Rusisë në Donbas.
Forcat ruse janë përpjekur të pushtojnë Severodonetskun që të paktën që nga 13 marsi, duke rraskapitur forcat dhe pajisjet e tyre për tre muaj.
ISW deklaron se trupat ukrainase ka të ngjarë të vazhdojnë të ruajnë mbrojtjen e tyre rreth Lisichanskut dhe të vazhdojnë të shterojnë trupat ruse pas rënies së Severodonetskut.
Do të nevojiten kohë dhe përpjekje shtesë që forcat ruse të kalojnë lumenjtë nga lindja. Forcat ruse ka të ngjarë të përballen me sfida në përpjekjen për të rrethuar Lisichanskun në një masë më të madhe. Forcat ukrainase ka të ngjarë të tërhiqen qëllimisht nga Lisichansku nëse forcat ruse kërcënojnë bastionet ukrainase në zonë.
Inteligjenca ukrainase ka paralajmëruar se forcat ruse do të kryejnë sulme nën një flamur të rremë në Bjellorusi në mënyrë që të tërheqin forcat bjelloruse në pushtimin rus të Ukrainës. Inteligjenca paralajmëroi gjithashtu se diversantët rusë do të ndiqnin një model të ngjashëm me bombardimin e apartamenteve në Çeçeni në fillim të viteve 2000.
Rruga Press