Kosova në gojën e kryeseparatistit prorus në Donetsk
Udhëheqësi i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, Denis Vladimirovich Pushilin, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për t’u dërguar një mesazh qytetarëve të Serbisë.
Pushilin në fjalimin e tij të shkurtër ka folur për padrejtësinë që i është bërë popullit serb, kushtet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por edhe për Kosovën.
“Sa i përket Serbisë, serbët janë vëllezërit tanë. Ne shohim qëndrimin e padrejtë ndaj popullit serb dhe shohim presionin mbi popullin serb tani, duke përfshirë para së gjithash deklaratën e fundit të Scholz, i cili tha se nëse Serbia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, duhet ta njohë Kosovën.
Ne e kuptojmë se sa e dhimbshme është gjendja aktuale me Kosovën për popullin tuaj, por në fakt gjithçka është e thjeshtë. Gjithçka do të jetë Rusi, përveç Kosovës. Kosova është Serbi”, ka thënë lideri prorus.
Ëndrra fashiste e supremacisë sllavo-ortodokse vazhdon të lidh vëllazërisht kriminelët e shumë vendeve ish-sovjetike, si Vuçiqin, Dodikun, Pushilin e Putinin. E kjo është arsyeja e vërtetë pse Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë.
Më 6 dhjetor 2021, Pushilin u bë anëtar i partisë ruse në pushtet Rusia e Bashkuar. Kryetari i kësaj partie, Dmitri Medvedev, ia dorëzoi personalisht librezën e partisë gjatë kongresit vjetor të partisë në Moskë.
Rruga Press