Bota

Instagrami do të verifikojë moshën e fëmijëve përmes videove

Instagrami po eksploron mënyra të reja që adoleshentët të verifikojnë moshën e tyre dhe të respektojnë rregullat e platformës, raportoi të shtunën BBC.

Aplikacioni në pronësi të Metas po teston video-selfien përmes analizës së fytyrës si një metodë e re e verifikimit të moshës.

Disa përdorues në Instagram përpiqen të anashkalojnë rregullin e moshës mbi 13 vjeç, duke modifikuar datën e lindjes për t’i bërë ata të duken mbi 18 vjeç.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Por adoleshentëve amerikanë që e bëjnë këtë do t’u jepen tani tre mënyra për të verifikuar moshën: të ngarkojnë ID-në, t’u kërkojnë tre përdoruesve të rritur të garantojnë për ta ose të bëjnë një video-selfie.

Gjigandi i teknologjisë është përballur më parë me kritika për sigurinë e adoleshentëve dhe fëmijëve në platformat e tij.

Platformat duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të ndaluar rrezikun për fëmijët ka thënë Fondacioni 5Rights, organizatë britanike që bën fushatë për sigurinë e fëmijëve. Ajo shtoi se “të kërkosh vetëm moshën e përdoruesve nuk është e mjaftueshme”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *