Bota

Zelensky: Ukraina nuk është urë apo jastëk midis Perëndimit dhe Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian pas votimit historik për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat.

Zelensky më vonë ka postuar në Telegramin e tij një tjetër koment mbi vendimin e BE-së për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat, raportoi Sky News të premten.

Ai ka shkruar se Ukraina nuk është as urë dhe as jastëk ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Është e njohur zyrtarisht se Ukraina nuk është një urë, as një jastëk midis Perëndimit dhe Rusisë, as një tampon midis Evropës dhe Azisë, as një sferë ndikimi, as një zonë “gri” apo territor tranzit. Ukraina është një partner i ardhshëm i barabartë për të paktën 27 vende të BE-së. Ukraina është një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian!”, ka shkruar Zelensky.

Komisioni Evropian ka vendosur të enjten që Ukrainës dhe Moldavisë t’ua japë statusin e vendit kandidat për BE-në.

Ndërkaq sa i përket Gjeorgjisë, Këshilli Evropian ka vendosur “të njohë perspektivën evropiane të Gjeorgjisë dhe është gati të japë statusin e kandidatit pasi të adresohen prioritetet e pazgjidhura”, ka thënë kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *