Bota

Von Cramon zbulon personin që po pengon heqjen e vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola Von Cramon ka thënë se ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, është shkaktar që Franca nuk aprovon heqjen e vizave për Kosovën.

E pyetur nga Francizka Tschinderle, një gazetare gjermane, lidhur me pengesat e vendosura nga Franca dhe presidenti i saj Emmanuel Macron, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Von Cramon ka thënë se problemi qëndron tek ministri i Brendshëm i qeverisë franceze, Gerald Darmanin.

Lexo më shumë  Si po përgatit Kina ekonominë e saj për luftë me Perëndimin

“Problemi nuk është ai dhe këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështire”, – i është përgjigjur Von Cramon gazetares gjermane.

“A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme franceze? Bllokimi i një shteti me 1,8 milion banorë me vite dhe vite nga marrja e diçkaje kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çka saktësisht përfitojnë banorët e një shteti me 67 milionë banorë nga kjo?” – shkroi gazetarja gjermane. 

Lexo më shumë  Blinkeni në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

“Do të më interesonte vërtet të dijë se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre”, – ka shtuar ajo.

Von Cramon tregon se kush është personi që po del kundër

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *