Lajme

Ujqërit bëjnë “kërdinë” në këtë fshat të Shqipërisë, alarmohen blegtorët

Nuk kishte ndodhur kurrë që ujqërit të lëviznin lirshëm në fshatin më të madh të Bashkisë Mat, Macukull.

Blegtorët rrëzë malit të Dejës janë alarmuar pasi këto grabitqarë kanë shkaktuar dëme serioze, sidomos në tufat me dele e dhi.

Administratori i Njësisë, Ervin Bukaçi u shpreh se fermerët janë ankuar se brenda një jave ujqërit kanë sulmuar të paktën 50 bagëti të imta.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Jemi të habitur të gjithë. Ujqërit janë shtuar shumë. Ato kanë sulmuar tufat e bagëtive, si ditën ashtu edhe gjatë natës. Asnjë blegtor nuk i ka dërguar delet apo dhitë për të kullotur në mal. Ndalimi i gjuetisë i ka penguar banorët e fshatit t’i vrasin”, tha Bukaçi.

Veç largimit të banorëve nga fshati malor, kjo situatë  konsiderohet shqetësim i madh për banorët dhe që kërkon ndërhyrjen e strukturave shtetërore.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *