Bota

Macroni përpjekje për të krijuar shumicën qeverisëse, opozita e refuzon

Një fjalimin e parë pas zgjedhjeve të së dielës, presidenti Emmanuel Macron i cili humbi shumicën qeverisëse bëri thirrje për bashkëpunim dhe kompromis.

Por qëllimi i tij për të krijuar një shumicë parlamentare në javët e ardhshme është refuzuar.

Udhëheqësi i ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon e përshkroi fjalimin e Macronit të zhurmshëm dhe kërkoi që në parlament të paraqitet një votë mosbesimi për kryeministren Elisabeth Borne.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Nuk mund të ketë realitet tjetër përveç këtij: ekzekutivi është i dobët dhe Asambleja Kombëtare është e fortë falë legjitimitetit të tij të fundit. Kryeministri, si në të gjitha vendet demokratike të botës, duhet të dalë para Asamblesë Kombëtare dhe të kërkojë besimin e deputetëve. Nëse ajo nuk e ka këtë besim, duhet të japë dorëheqjen” u shpreh Melenchon.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen e cila për herë të parë fitoi 89 deputetë në zgjedhjet e së dielës, shkroi në Twitter se Macroni pretendon se ka mbështetjen e qytetarëve.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Aleanca  e presidentit EnSemble fitoi 245 vende në Asamble, 44 deputetë më pak çka do t’i siguronte shumicën parlamentare.  Qeveria e tij ka ende fuqinë të qeverisë, por miratimin e ligjeve dhe reformave duhet të përballet me opozitën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *